Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur sot në shtëpinë e tij, komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në takim biseduan për zhvillimet në vend, sigurinë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Pacollit:
Sot, prita në rezidencën time, Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.
Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal.