Pacolli diskuton me komandantin e KFOR-it zhvillimet politike dhe të sigurisë

Aktuale

Pacolli diskuton me komandantin e KFOR-it zhvillimet politike dhe të sigurisë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:38
Pacolli dhe D' Addario

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në rezidencën e tij, Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D' Addario.

“Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal”, ka shkruar Pacolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat