Më 2 shkurt seanca për buxhetin

Aktuale

Më 2 shkurt seanca për buxhetin

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:46

(E plotësuar) - Data 2 shkurt, është dita kur do të mbahet seanca për projektligjin për ndarjet buxhetore. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë, është shprehur kundër qëndrimeve të njëanshme në qeveri, pas ideve në lidhje me fatin e taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.

E Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se kjo qeveri e ka futur Kosovën në krizë buxhetore dhe  institucionale.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka treguar se projektligji për ndarjet buxhetore do të  mbahet me 2 shkurt. Ai ka njoftuar se si grup parlamentar kanë kundërshtuar që seanca e Kuvendit të jetë të shtunën për arsye të ndryshme, sipas tij, agjenda e kushtëzuar e këtij koalicioni qeverisës është me tendenca zgjerimi.

Zemaj: Me 2 shkurt do të mbahet seanca për ndarjet buxhetore

“Kryesia vendosi për një seancë të re më datën 2, në emër të subjekti politik LDK e kundërshtuam për disa arsye. E para agjenda e kushtëzuar e këtij koaliconi qeverisës me tendencat për zgjerimet edhe me subjektet e tjera duke u bërë pjesë e kushtëzimeve dhe jo zgjidhjes së çështjeve elementare në interes të qytetarëve të vendit. Dy-tre pikat që ne mendojmë që janë kontestuese dhe nuk janë në favor të Republikës së Kosovës ka të bëjë edhe me shpejtimin e ngutshëm të çështjeve të cilat edhe kërkojnë konsensusin nacional por edhe që janë në kundërshtim me frymën kushtetuese të sistemit tonë politik në Republikën e Kosovës. Një ndër pikat që u vendos është  edhe për procesin e dialogut. Ky ligj sot, i cili është futur në rend dite  është në kundërshtim me frymën kushtetuese. Nuk saktëson as kufizon atë që është kërkuar që të mos negociohet  për territorin. Ka përzgjedhje të kompetencave  kushtetuese të niveleve të ndryshme, të nivelin lokal, qendror dhe deputetët,  të cilat nuk kanë të drejtë të jenë pjesë  e ekzekutivit ”, tha Zemaj.

Zemaj tha se ky koalicion është duke dëmtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë  e Republikës së Kosovës.

Ku ai tha se ishin edhe kundër mbajtjes së kësaj seance. Zemaj tha se kjo mazhorancë e ka futur Kosovën edhe në krizë buxhetore dhe në krizë institucionale.

 E shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu tha se shpreson që në seancën e cila do të mbahet me 2 shkurt, do të plotësohen kërkesat e Partisë Social Demokrate.

Sejdiu: Besoj që do të plotësohen kërkesat e PSD-së

“Në rend të ditës para votës për projektligjin për ndarjen buxhetore  është ligji për pagat  dhe dy ligjet tjera, të cilat lidhen me  temën e pagave. Është gjithashtu  formimi i komisionit AD-HOC  për shkrimin e kodit pensional  si dhe menjëherë pas ligjit  për ndarjet buxhetore është edhe  projekt statusi i Trepçës. Besoj që me 2  shkurt edhe kushtet që i kemi vendosur  si PSD, do të plotësohen. Por, edhe do të kemi mundësi të ecim përpara  me ligjin për ndarjet buxhetore...Ne kërkesën e kemi bërë publike me leximin e parë  dhe e kemi bërë po ashtu publike që pa plotësimin e këtyre kushteve  si PSD nuk e përkrahim  buxhetin. Në fakt sot është votuar  për mbajtjes së mbledhjes. Ka qenë e paraparë për nesër, por besoj që ka arsye që ndërlidhen  edhe me kushtet që i kemi paraqitur ne”, tha ai.

Pas mbledhjes së kryesisë,  ka folur edhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli. Ai u shpreh se në vitin 2019 pret njohjen nga Serbia.

Kryeparlamentari madje ka theksuar se nuk do të ndodh njëanshëm askush të mbaj qëndrime sepse kemi  shtet e po ashtu edhe institucionet.

Veseli: Në 2019 presim njohjen nga Serbia

“Çdo vendim i institucioneve duhet të jetë legjitim, duhet të jetë transparent, Kuvendi i Republikës së Kosovës është vendi ku duhet të barten qëndrimet që kanë të bëjnë me vendin tonë, besoj shumë shpejt do të kemi një koordinim edhe më të mirë në Kuvendin e Kosovës për çështjen e dialogut, për çështjen e përgjegjësisë shtetërore të cilat i ka Kuvendi si institucion përkatësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne e kemi një obligim në vitin 2019 denjësisht me dinjitet përfaqësojmë interesin e qytetarëve  e ai është e ai është sovraniteti, integriteti territorial, jo asociacion me kompetenca ekzekutive, do të thotë jo pushtet ekzekutiv, pushtet i tretë dhe të fitojmë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nga 2019 presim që Serbia ta njoh Kosovën, por nuk është mirë dhe nuk duhet të ndodh dhe nuk do të ndodh që një anshëm personalisht të mbajmë qëndrime për fak tin se kemi shtet, kemi institucione, edhe vendimmarrja në fund, qëndrimi ky është mesazhi për qytetarët tanë do jetë Kuvendi i Kosovës dhe do jetë nga vetë ju”, ka shtuar ai.

Edhe njëherë i ka ftuar  partitë politike opozitare që të marrin përgjegjësinë e tyre dhe mos t’i ikin përgjegjësive para qytetarëve.

Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ka thënë se më 2 shkurt do të jenë nëntë pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe buxheti për vitin 2019. 

Të shtunën seanca për buxhetin

Kryesia vendosi që të shtunën, më 2 shkurt, të ketë seancë të re të Kuvendit.

Seanca do të mbahet për buxhetin, duke filluar nga ora 10:00.

LDK e ka kundërshtuar këtë seancë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka njoftuar se në këtë seancë do të diskutohen nëntë pika në rendin e ditës, ndërkaq ka thënë se do të diskutohet edhe Ligji për paga, me qëllim të funksionimit të sektorëve publikë në Republikën e Kosovës.

Deputeti Armend Zemaj nga LDK ka thënë se e kanë kundërshtuar seancën? sepse sipas tyre, ky ligj është në kundërshtim me frymën kushtetuese.

"Ky koalicion qeverisës është duke e dëmtuar kushtuetshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës", ka thënë ai.

Kurse Dardan Sejdiu nga PSD ka njoftuar se në rend dite ndër të tjerash do të jenë edhe Ligji për Pagat dhe Projekt Statuti i Trepçës.

I pyetur se kur do të shkarkohet ministri Rikalo, Sejdiu ka thënë "Unë po besoj që e shtuna nuk është larg.".

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Para pak çastesh ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuendit të Kosovës.

Sapo ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2019, pra Kryesia do të vendosë për procedim të projektbuxhetit në seancë plenare.

Ndryshe, Komisioni për Legjislacion e ka miratuar Projektligjin për buxhetin.

Rrjedhimisht ky komision ka konstatuar se ky projektligj nuk ka shkelje ligjore.

Projektligji është votuar me 7 vota për.

Kundër ka dalë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, mirëpo ajo është udhëzuar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. 

***

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 15:00.

Detajet e kësaj mbledhje nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, Kuvendi është duke vazhduar me seancën plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat