Ja kushtëzimi që Kosova duhet ta bëjë për fillimin e dialogut me Serbinë

Aktuale

Ja kushtëzimi që Kosova duhet ta bëjë për fillimin e dialogut me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:19
Grupi dialogues i Kosovës

Profesor dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, thotë se, Serbia që nga fillimi i dialogut me Kosovës, ka bërë rrëmujë duke bërë kushtëzime, sabotime dhe injorime si dhe duke mos i repsktuar marrëveshjet e arritura.

Edhe pasi Kosova, i vuri taksë Serbisë për produktet e tyre, kjo e fundit, sipas Maxharrajt e ka kushtëzue dialogun se nuk do të fillojnë derisa të hiqet taksa.

E tash, Maxharraj pohon se, Kosova duhet me kushtëzu dialogun me Serbinë se kjo e fundit mos të përzihet në Kosovën veriore dhe të dorëzoj para drejtësisë kriminelin Radojçiq.

Ja postimi i plotë:

KUSHTEZIMET....?!

Serbia gjatë gjithë këtyre tetë viteve te dialogut e ka ba rrëmujë Kosovën duke e kushtezue, sabotue, injoru, tu mos i respektua marrëveshjet e arritura, duke e penguar ne qasjet ne organizmat Ndërkombëtar e pushtoi totalisht Veriun dhe askush nga Nderkombetarët bile as Amerika nuk e qeli gojën,nuk i vuri asnje kusht Serbisë.

Tashti Kosova kur e zateti për muri Serbin me taksen e cila është ne funksion te mbrojtjes së ekonomisë së vendit, Serbia i vuri kushte BE se nuk do te filloi dialogu me Kosovën pa u hequr taksa dhe Evropa për fajin e Serbisë po i versulet Kosovës e cila ka mbetë jetime sepse nuk ka kush ta mbrojë nga pushtetarët tanë,nuk ka Kryetar. Ky fare kryetari i jonë më shumë punon për interesat e Serbise se sa te Kosoves.

Kosova tashti duhet të kushtezoi dialogun më Serbin për mos përzirjën e saje ne Veri dhe me kushtin e dorezimit te kriminelit ordinar Radojçiq i cili mshihet ne Serbi dhe për te cilin Kosova ka leshuar fletë arrest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat