Nuk fillon procesi mësimor, greva vazhdon

Aktuale

Nuk fillon procesi mësimor, greva vazhdon

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:52
Ilustrim

Sot është bërë dita e 13 e grevës në arsim, por kjo grevë sipas Sindikatës së Bashkua për Arsimit,Shkencës dhe Kulturës greva në arsim do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ky vendim erdhi pas takimit të sotëm të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut dhe u bë i ditur përmes një komunikate për media.

“Këta koeficientë përveç dallimeve të mëdha me sektor tjerë, ka të meta të mëdha edhe brenda përbrenda tërë sistemit arsimor, në veçanti kritikë e madhe  këtij tabelari iu dha koeficientit për drejtor dhe zëvendësdrejtor për të gjithë institucionet arsimore por edhe koeficienteve të tjerë. Këshilli Drejtues  SBASHK-ut, duke vërejtur se shtojca 2 e këtij Ligji, është raporti i koeficientëve ku në shtyllën e parë janë të radhitur koeficientët sipas nivelit ku shihen se janë 66 nivele, duke filluar në  nivelin 1 nga presidenti i Kosovës, dhe në mesin e këtyre 66 niveleve, punëtorët arsimor janë të radhitur pothuajse në pjesën e fundit të këtij tabelari (nga niveli 50 deri të niveli 58), e nëse aty llogaritën edhe punëtorët administrativ dhe teknik të institucioneve arsimore, shkon deri të niveli 65 apo i parafundit”, thuhej në komunikatë.

Gjatë këtij takimi ishte vendosur që t’i drejtohen edhe njëherë kryeministrit Haradinaj.

“Duke analizuar gjithë këto, Këshilli Drejtues se bashku me kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve vendosën njëzëri, ti shpallin  të papranueshëm për punonjësit e arsimit këta koeficientë dhe të vazhdohet me grevë edhe në ditët ne vijim. Këshilli  Drejtues i SBASHK-ut, njëzëri vendosi që ti drejtohet kryeministrit Haradinaj, ministrit Yagcilar dhe ministrit Bytyqi, që të tërhiqet Ligji i pagave,  në mënyrë që ky në një situatë të re të krijuar pa tensione të rishikohet sidomos koeficientet që sot janë në diferencë shumë të madhe mes sektorëve të ndryshëm, por edhe  mes sektorëve të arsimit janë te paharmonizuar”, theksohej aty.

SBASHK-u ka apeluar tek deputetët që të votojnë ngritjen  e koeficienteve sipas kërkesave të SBASHK-ut, ose në të kundërtën ta hedhin poshtë këtë Ligj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat