Haliti: Nuk e di se çfarë ka fituar Kosova me këtë taksën e famshme?!

Aktuale

Haliti: Nuk e di se çfarë ka fituar Kosova me këtë taksën e famshme?!

Më: 30 janar 2019 Në ora: 21:39
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni qeverisës mbetet stabil.

Haliti,  në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se me taksën ndaj Serbisë mund të kenë humbur disa kompani serbe e disa të tjera në Kosovë, por sipas tij ka biznese që janë pasuruar nga kjo embargo.

“Unë nuk e di se çfarë ka fituar Kosova me këtë taksën e famshme që ia kanë vendos Serbisë…”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot mund të shohim nëpër dyqanet e Kosovës plotë produkte serbe me datë pasi është vendosur taksa.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se subjekti të cilit i takon e ka bërë të çartë se Kosova do të ecë bashkë me Amerikën.

“Gjithçka që rrëshqet nga këto linja do t’i kushtojë Kosovës më shumë se PDK-së”.

Haliti ka thënë se duhet kundërshtuar të gjithë ato ide që vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me SHBA-në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat