Gjuriq: Jeremiq dhe Gjillas kanë vendos kufijtë administrativ ku janë Dogana dhe Policia e Kosovës - Bota Sot
Gjuriq: Jeremiq dhe Gjillas kanë vendos kufijtë administrativ ku janë Dogana dhe Policia e Kosovës

Aktuale

Gjuriq: Jeremiq dhe Gjillas kanë vendos kufijtë administrativ ku janë Dogana dhe Policia e Kosovës

Nga: F. B. Më: 30 janar 2019 Në ora: 22:33
Marko Gjuriq

Serbët në Kosovë do të mbeten unik dhe nuk do të mbështesin opozitën që të bartin konfliktet politike në Kosovë, ku nuk e kanë vendin ka thënë për Tv Pink, transmeton “Bota sot” shefi i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Marko Gjuriç.

“Populli në Kosovë e di sa është i lartë çmimi i jo unitetit dhe mospajtimit dhe mban mirë mend Gjillasin dhe Jeremiçin që kanë vendosur kufij administrativ ku është Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës për shkak të cilave këtu nuk ka jetë normale”, ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi se nuk pret që populli në Kosovë të luftojnë kundër popullit të vetë në vend se të luftojnë për drejtat e serbëve para institucioneve të Prishtinës.

“Në situatën kur ajo (Prishtina) tenton të na merr gjërat jetësore, të fik secilën formë të autonomisë së Trepçës në veri dhe të na ngulfat ekonominë me taksa dikush thërret në protesta, por jo kundër Prishtinës po kundër shtetit të Serbisë dhe Beogradit, që punon për popullin e Kosovës”, tha Gjuriq duke shtuar se opozita fton në protestë e nuk ka thënë asnjë fjalë kundër taksave dhe shkeljes së drejtave të njeriut.

“Njerëzit nuk janë naiv, e dinë dhe mbajnë mend kush çka ka punuar për ata, për atë arsye ata janë unik, ndërkohë që opozita tenton të bart konfliktin atje”, porositi Gjuriq.

Populli në Kosovë nuk bazohet në ata që ishin në pushtet dhe mbyllën fabrikat, por në realizimin e projekteve dhe jetës më të mirë për qytetarët tha ai.

Në pyetjen nëse pas presionit të ShBA-ve kryeministri i organeve të përkohshme Haradinaj do heq taksat, Gjuriq theksoi se serbët përcjellin çdo gjë që zhvillohet në Prishtinë por nuk merren me konfliktet në bllokun shqiptar.

“Po merremi me projekte, realizim të planit të presidentit Vuçiq, në kuadër të cilit janë 141 projekte të ndërtimit në vendbanime, qyteza dhe fshatra në gjithë Kosovën”, tha Gjuriq duke përkujtuar në kompleksin e sapo ndërtuar në Banjskë, ndërsa nesër dorëzohen 48 banesa të reja dhe hapja e një çerdhe.

“Ne merremi me projekte, përderisa politikanët shqiptarë dhe përfaqësuesit e partive konfrontohen, ne bëjmë krejt diçka tjetër”, tha Gjuriq, që pret nga Prishtina heqjen e taksave jo civilizuese ndaj mallrave serbe në mënyrë që të vazhdohet dialogu dhe zgjidhet problemi.

“Çdokush që mendon se mundet Serbisë dhe serbëve me i imponua diçka dhe mendon se ka zgjidhje pa serbët e Kosovës ka marr porosi të qartë nga Vuçiq që bisedoi me serbët dhe e gjithë Serbia se për zgjidhje duhet të respektohen interesat e Serbisë dhe serbëve”, ka thën Gjuriq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...