Hasani: Ndarja territoriale do të shkaktonte dhunë në jug të lumit Ibër

Aktuale

Hasani: Ndarja territoriale do të shkaktonte dhunë në jug të lumit Ibër

Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:46
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka komentuar zërat për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk përbën rrugë drejt paqes.

Hasani ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ndarja e Kosovës do të sillte gjakderdhje.

“Ndarja territoriale do të shkaktonte dhunë në jug të lumit Ibër”, ka parashikuar Hasani.

Ai e ka vlerësuar "naivitet" të supozuarit se shkëmbimi i territoreve do të çonte drejt një zgjidhjeje afatgjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat