VV-ja e quan të pamoralshme kërkesën e PSD-së për paratë për mbështetjen e partive

Aktuale

VV-ja e quan të pamoralshme kërkesën e PSD-së për paratë për mbështetjen e partive

Më: 31 janar 2019 Në ora: 00:50
Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje dhe deputetët e larguar nga kjo parti, tash pjesë e PSD-së, kanë nisur edhe një betejë tjetër ndërmjet tyre.

PSD-ja përmes ndryshimit të Ligjit për financimin e partive politike, kërkon që të marrin mjete financiare për partinë dhe Grupin Parlamentar të tyre, prej 12 deputetëve.

Me Ligjin aktual, kësaj partie nuk i mundësohet të marrë buxhet nga Fondi për Mbështetjen e partive.

Vetëvendosje, që nga viti i kaluar ka 19 deputetë, ka marrë më shumë se 1.1 milion euro në vit, aq sa do të duhej të merrte për 32 deputetë.

Por, Vetëvendosje thotë se do ta kundërshtojë sërish PSD-në, kur të vijë në Kuvend ndryshimi i Ligjit për financimin e partive politike.

Ndonëse e vlerësojnë të drejtë kërkesën e PSD-së për marrjen e mjeteve financiare, pjesëtarë të shoqërisë civile konsiderojnë se partia e Shpend Ahmetit ndryshimin e këtij ligji e ka shfrytëzuar gjithashtu si kusht për ta votuar buxhetin e këtij viti.

Por, shefi i deputetëve të PSD-së ka mohuar se ky është kushti i tyre për ta votuar buxhetin.

Ndërkaq, në projektbuxhetin e këtij viti, është paraparë shuma prej 4.2 milionë eurove për Fondin për Mbështetjen e partive politike, që u ndahet partive, sipas numrit të ulëseve në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat