Infermierët protestojnë kundër Ligjit mbi Pagat

Aktuale

Infermierët protestojnë kundër Ligjit mbi Pagat

Më: 31 janar 2019 Në ora: 07:23
Ilustrim

Sot me fillim nga ora 09:00 para Klinikës së Kirurgjisë proteston një grup i inferimerëve, në shenjë të pakënaqësisë me Ligjin për Paga.

“Sa me masovikisht te merrni pjese do te ishte ne te mire te Infermierisë, se sa me shume te jemi, do te ndihmoje qe kërkesa jone te jete sa me e fuqishme dhe me serioze.  Ju njoftoj poashtu qe kjo proteste përkrahet edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e infermierëve.

Kujtojmë se përveç kësaj proteste, sot në arsim shënohet dita e 14-të e grevës.

SBASHK-u ka apeluar te deputetët që të votojnë ngritjen  e koeficienteve sipas kërkesave të tyre, ose në të kundërtën ta hedhin poshtë këtë ligj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat