Limaj: I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit

Aktuale

Limaj: I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit

Nga: Z.B Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:40
Foto

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar me krenari figurën emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërin nga themeluesit e saj, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, përcjell Bota Sot.

Limaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se  ata dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, do t'i kujtojmë përherë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit. Rënia e tyre heroike mobilizoi UÇK-në për ta vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë. 

Postimi i plotë:

“Sot, në 22-vjetorin e rënies, përkujtojmë me krenari figurën emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërin nga themeluesit e saj, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Zahir Pajaziti ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, do t'i kujtojmë përherë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit. Rënia e tyre heroike mobilizoi UÇK-në për ta vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë. 
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit! 
Lavdi jetës dhe veprës të komandantit, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha! 
Lavdi”, FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat