Vuçiq i shkruan letër Trampit për Kosovën, ja çka i kërkon

Aktuale

Vuçiq i shkruan letër Trampit për Kosovën, ja çka i kërkon

Nga: F. B. Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:42
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka dërguar letër presidentit të ShBA-ve Donald Tramp, ku ndër të tjera i kërkon mbështetje në gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme të çështjes së Kosovës dhe ka ftuar atë për vizitë në Serbi.

Në letrën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dërguar presidentit amerikan Donald Tramp, ndër tjera i kërkohet mbështetje për zgjidhjen e qëndrueshme për Kosovën dhe e ka ftuar për vizitë në Serbi shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

“Ekselencë, i nderuar president, më lejoni të ju falënderoj për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Serbisë në rrugën evropiane, posaçërisht në mbështetjen e përpjekjeve tona për ruajtje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.

Me letrën tuaj të 14 dhjetorit edhe njëherë keni dëshmuar gatishmërinë e ShBA-ve që të ndihmoni në dialogun Beograd-Prishtinë që të zgjidhet problem shekullor i Kosovës.

Besoni, i nderuar president se askujt nuk i duhet më shumë se vendit tim zgjidhja sepse problem i Kosovës është barrë e rëndë së pari për Serbinë dhe popullin serb. Jemi të përkushtuar për dialog me guxim dhe realitet duke menduar për ardhmërinë e të gjithë neve në Ballkanin perëndimor. Kemi përmbushur edhe të gjitha obligimet tona nga marrëveshja e Brukselit.

Por Serbia nuk mundet e vetme të zgjidh këtë problem. Pa marr parasysh vullnetin dhe besimin, taksat që ka vendos Prishtina në mallrat serbe paraqesin ngarkesë dhe pengesë të pakalueshme për vazhdim të dialogut. Ato jo që i shkaktojnë dëme ekonomisë serbe por rrezikojnë edhe serbët në Kosovë, drejtat e të cilëve duhet të i mbrojmë. Po nënvizoj . në momentin që Prishtina heq masat e dëmshme ne jemi gati për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e qëndrueshme dhe përhershme.

Me këtë letër dua të potencoj përcaktimin e fuqishëm që me forca të përbashkëta të begatojmë raportet mes dy vendeve tona. Jam krenar që vendi im në dy luftërat botërore ka qene aleate e drejtës dhe drejtësisë. Vitin që shkoi u shënua shekulli kur flamuri serb valoi mbi shtëpinë e Bardhë në nderim të trimërisë së viktimave dhe Serbisë.

Duke përkujtuar aleancën e ndritshme të së kaluarës, dëshiroj të ju ftoj të vizitoni Serbinë si presidenti I parë amerikan pas 40 viteve.

Me përshëndetje të përzemërta, ekselencë prani urimet për përparim të mëtutjeshëm  dhe mirëqenie të popullit amerikan si shenjë të respektit të thellë“, thuhet në letrën e presidentit Vuçiq dërguar presidentit Donald Tramp, kumtoi zyra e informacionit të presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat