Milaim Zeka konfirmon se Kosnett e përplasi derën, tregon porosinë që dha ambasadori amerikan duke dalur

Aktuale

Milaim Zeka konfirmon se Kosnett e përplasi derën, tregon porosinë që dha ambasadori amerikan duke dalur

Nga: D.RR Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:28
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, ka thënë se është e vërtetë se ambasadori amerikan, Philip Kosnett, e ka  përplasur derën duke dalur nga takimi me liderët e Kosovës.

Zeka shkruan në Facebook se Kosnett në fund e la një porosi: O me ne, o kundër nesh.

Deputeti Zeka ndër tjera ka shkruar edhe për Jakup Krasniqin dhe Nexhat Daci, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

Pse po e nxite Jakupi kryeministrin?

Pyeteni akademik Nexhat Dacin per konflikt me amerikanet

Jakup Krasniqi i Nismes, permes nje shkrimi, ka deklaruar se me rrezimin e qeverise, “fiton Ramushi”!

E para nuk eshte aspak e vertete, e dyta, edhe po te ishte e vertete, kjo fitore nuk do te kishte aspak vlere.

Ashte e vertete qe sot ambasadori amerikan, bunduzheri Kosnet, sot, perpos qe ua ka perplasur deren lidereve politik te Kosoves, ne dalje ua ka dhene nje porosi: “O me ne, o kunder nesh”!!!

Po t ua kujtoj ngjarjen e 1 mars 2006. Akademik Nexhat Daci ishte ferkuar me diplomatin amerikan, Frank Wisner. Daci ndodhej ne vilen e tije ne Brezovice. Kryesia e LDK se e kishte shkarkuar nga te gjitha postet drejtuesr, pa e pyetur fare. Lajmin per shkarkim nuk po e besonte as vet Daci, por me vone e kuptoi qe ishte i vertete.

Ata qe po e nxisin Kryeministrin Haradinaj ne konflik me shtetin amerikan, e para nuk ja dojne te miren e Kosoves, e dyta e duan fundin politik te nje njeriu qe i duhet shume Kosoves ne keto momente dramatike...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat