KFOR zbulon letrën ku Hashim Thaçi ka thënë se FSK nuk shkon në Veri

Aktuale

KFOR zbulon letrën ku Hashim Thaçi ka thënë se FSK nuk shkon në Veri

Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:49
Hashim Thaçi

Admirali i NATO-s, James Foggo, ka takuar sot krerët e shtetit të Kosovës, Haradinajn, Thaçin e ministrin për kthim dhe komunitete, Dalibor Jevtiç, me të cilët kanë diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë.

Ndër të tjera në këtë takim është diskutuar edhe për planin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Foggo në këtë takim ua ka përkujtuar edhe kryeministrit Haradinaj e edhe presidentit Thaçi, se krerët e lartë të NATO-së, kanë thënë vazhdimisht se çdo ndryshim i mandatit të FSK’së do të bëjë që NATO të rishikojë nivelin e angazhimit të saj me FSK’në në Kosovë.

Fogoo gjithashtu ka zbuluar një detaj të një letre që Hashim Thaçi e kishte shkruar në vitin 2013, e ku kishte deklaruar e FSK’ja nuk do të vepronte në veriun e Kosovës pa miratimin paraprak nga KFOR-i, dhe thotë që duhet përmbajtur asaj letre edhe sot.

“Foggo deklaroi se pret që transformimi i FSK-së të jetë një përpjekje progresive, transparente dhe gjithëpërfshirëse, e cila është e koordinuar ngushtë me NATO dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai përforcoi nevojën që aktivitetet e FSK-së t'i përmbahen kufizimeve të përcaktuara në letrën e z. Thaçi në vitin 2013 në të cilën ai deklaroi se FSK-ja nuk do të vepronte në Kosovën e veriut pa miratimin paraprak nga KFOR-i”, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga zyra për media e KFOR-it.

Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e transformimit të FSK-së, duke potencuar se një gjë e tillë duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

Fogoo gjithashtu ka rikujtuar se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk është pjesë e FSK-së dhe thotë që këtë duhet ta kuptojnë të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat