Ambasadori amerikan: Është mirë të pezullohet taksa, s

Aktuale

Ambasadori amerikan: Është mirë të pezullohet taksa, s

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:31
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, vazhdon të kërkojë pezullimin e taksës, por SHBA nuk i ka dhënë ultimatum kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kosnett ka filluar mandatin e tij në krye të misionit diplomatik amerikan në Kosovë, me një problem për të cilin nuk po i bindet kryeministri Haradinaj.

Ambasadori amerikan ka bërë disa herë thirrje për pezullimin e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake. Ka pasur edhe disa takime me liderët shtetërorë.

Megjithatë, Kosnett thotë se SHBa nuk i ka dhënë ndonjë lloj ultimatumi apo sanksioni ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi rezistuar të japim ndonjë ultimatum. Ne nuk duam ta diktojmë punën e Qeverisë së Kosovës. Ne besojmë fuqimisht që pezullimi i përkohshëm i taksës sa më shpejt që është e mundur, do ta ndihmojë ecjen përpara të procesit”, ka thënë Kosnett në Interaktiv.

Mediat kanë raportuar se Kryeministrit Haradinaj i është dhënë një ultimatum prej 48 orësh nga SHBA, megjithatë një gjë të tillë e ka mohuar për Gazetën Express, këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi.

Kosnett mëngjesin e sotëm ka takuar krerët shtetërorë në zyrën e kryeministrit Haradinaj.

Shefi i Qeverisë edhe më tutje refuzon të hiqet taksa, pa e njohur Bosnja e Serbia shtetësinë e Kosovës.

Ndërkaq presidenti Thaci për disa kohë kërkon heqjen e taksës, pasi sipas tij po dëmtohen raportet me SHBA’në.

Kryeparlamentari Kadri Veseli edhe pse në fillim kishte përkrahur partnerit e tij qeverisës, Haradinajn, rreth vendimit të taksës, tash ai po kërkon pezullimin e saj për 120 ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat