Tahiri e quan të panevojshme konferencën ndërkombëtare të propozuar nga Haradinaj

Aktuale

Tahiri e quan të panevojshme konferencën ndërkombëtare të propozuar nga Haradinaj

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:36
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, nuk po e mbështet propozimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të zgjidhur çështjen e Kosovës me një konferencë ndërkombëtare.

”Konferenca është e panevojshme- Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, është shprehur ajo.

Formati i dialogut në Bruksel që përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas ish-përfaqësueses së Kosovës në negociatat me Serbinë, Edita Tahirit, duhet të hyjnë në fazën përfundimtare.

Sipas Tahirit kjo për t’i përcaktuar marrëdhëniet fqinjësore.

”Kjo është një shans për të dyja vendet që të njohin njëra-tjetrën, të rivendosin paqe për brezat e ardhshëm”, shton ajo.

Tahiri beson se negociatat e Brukselit, nga përvoja e saj, janë më të frytshme për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat