Shteti po falimenton më keq se Greqia

Aktuale

Shteti po falimenton më keq se Greqia

Nga: N.Sh Më: 31 janar 2019 Në ora: 19:48
Flamuri i Kosovës

Politologu Faik Krasniqi thotë se, shteti i Kosovës është në rrezik të falimenton më keq sesa Greqia.

Kjo për shkakun se, arka e shtetit mbushet nga sektori privat, ndërsa shqiptarët po ikin nga trojet shqiptare për në shtetet evropiane.

Lexojeni postimin e plotë të Krasniqit:

Shqiptaret po ikin. Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore po boshatiset nga shqiptaret. Sektori publik duan paga edhe me te majme duke filluar nga Qeveria, Presidenca, Kuvendi, shendetesia, arsimi, administrata, policia, dogana etj etj. Por sikur po harrojne qe arka e shtetit mbushet nga sektori privat, e pikerisht sektori privat dhe ata qe nuk e kane mundesine te punesohet ne asnjeri prej ketyre sektoreve po ikin nga ky vend. Kur te ikin shumica, prej nga do te vijne pagat kur s'ka kush e mbush arken e shtetit. Ky eshte vetem fillimi i falimentimit te shtetit. Do falimentojme me keq se Greqia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat