Thaçi i bindur: Ujmani, veriu i Mitrovicës dhe Trepça gjithmonë të Kosovës

Aktuale

Thaçi i bindur: Ujmani, veriu i Mitrovicës dhe Trepça gjithmonë të Kosovës

Më: 31 janar 2019 Në ora: 21:51
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka debatuar me analistin Fatos Lubonja lidhur me epilogun e mundshëm të dialogut Kosovë-Serbi.

Lubonja ka pyetur presidentin Thaçi nëse Kosova do të humbas diçka nga një marrëveshje me Serbisë, sidomos një pjesë të Mitrovicës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit Thaçi, i cili ka paralajmëruar se as Gazivoda, as veriu i Mitrovicës dhe as Trepça, në asnjë rrethanë, në asnjë moment, kurrë nuk do të jenë pjesë e ndonjë kompromisi në raport me Serbinë.

“Gazivoda, Veriu i Mitrovicës, Trepça, në asnjë rrethanë as në tavolinë nuk do të vijnë, nuk do të jenë kurrë në tavolinë për arritjen e një marrëveshje. Janë dhe do të mbeten pjesë të Kosovës. Është e përmbyllur për mua”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat