Komisari evropian për negociata dhe për fqinjësi të mirë Johanhes Hahn, ka thënë sot në Bukuresht se shpreson në nisjen e sërishme të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë .
“Shpresoj se disa njerëz do të fillojnë së kuptuari se ku është puna”, citon b92 të ketë thënë ai.
Ai ka shfaqur shpresën se Kosova do ta heqë taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë.
”I gëzohemi asaj që e kemi arritur me Maqedoninë Veriore. Kjo do të stimulojë rinisjen e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka deklaruar Hahn.