Kadaj-Bujupi: Haradinaj është lideri më proamerikan dhe më properëndimor në vend

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Haradinaj është lideri më proamerikan dhe më properëndimor në vend

Më: 31 janar 2019 Në ora: 23:55
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka folur rreth trysnisë që po i bëhet kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Shefi i ekzekutivit po përballet me thirrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga partia në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, për ta hequr këtë taksë, për t’i hapur rrugë rifillimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk qëndrojnë vlerësimet e kundërshtarëve të Haradinajt se ai po rrezikon partneritetin historik të vendit me Amerikën.

Ajo ka deklaruar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Haradinaj është “lideri më proamerikan dhe më properëndimor në vend”.

“Të tjerët deklarativisht janë të tillë, por përkrahin erdoganizmin...”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

Haradinaj, sipas deputetes së AAK’së, “asnjëherë, as me çmimin e votave, nuk ka tentuar të lëshojë pe në raport me partneritetin e nisur që në kohërat më të vështira”.

Kadaj-Bujupi ka thënë se Haradinaj është i vendosur që taksën ta mbajë në fuqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat