Përfundon muaji janar pa asnjë ditë mësim, mësimdhënësit ende në grevë

Aktuale

Përfundon muaji janar pa asnjë ditë mësim, mësimdhënësit ende në grevë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 07:31
Ilustrim

Greva në sistemin arsimor po vazhdon ende, pavarësisht thirrjeve që ato të anulohen e të vazhdohet me mësim.

Mirëpo, SBASHK nuk po tërhiqet nga kërkesat për rritje të koeficientit të pagave.

Ani pse, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një rritje pagave të tyre, ata nuk pranuan.

Kryetari i SBASHK-ut,  Rrahman Jashari ka thënë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, grevës nuk do i shihet fundi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat