Mediat do të inspektohen gjatë dy muajve

Aktuale

Mediat do të inspektohen gjatë dy muajve

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 08:23
Ilustrim

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të takohen sot me qëllim të zyrtarizimit të nismës dy mujore, gjatë të cilës do të inspektohen të gjitha mediet në vend.

Sipas njoftimit gjatë këtyre dy muajve do të monitorohen nga afër kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial, sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat