LDK: Qëndrimi ynë i vetëm në raport me SHBA-të

Aktuale

LDK: Qëndrimi ynë i vetëm në raport me SHBA-të

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se përkrah dialogun me Serbinë dhe se mbron miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një reagim ndaj raportimeve të medieve se LDK kishte refuzuar SHBA-të në të kaluarën.

“Kosova është në një gjendje delikate prandaj nuk ka nevojë, pavarësisht animeve politike, të dezinformohet opinioni duke bërë krahasime të paqëndrueshme, ashtu si i bëri indeksonline.net se LDK para një muaji refuzoi ShBA-në ndërsa sot akuzon Qeverinë Haradinaj për mos heqje të taksës”, ka thënë LDK.

LDK ka deklaruar se qëndrimi i saj për dialogun dhe raportet me SHBA-të është shumë i qartë.

“LDK-ja është shprehur qartë për miqësi të përhershme me ShBA-në, ka përkrahur dhe përkrah dialogun për normalizim të mardhënieve me Serbinë, që rezulton në njohje reciproke të dy shteteve sovrane. Ky është qëndrimi i vërtetë dhe i vetëm i LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“LDK, në këtë legjislaturë është parti opozitare dhe vepron nga opozita në mënyrë pozitive dhe konstruktive në interes të Kosovës dhe të stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka thënë LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat