Mustafa: PSD po e shantazhon Qeverinë, sikurse Lista Serbe

Aktuale

Mustafa: PSD po e shantazhon Qeverinë, sikurse Lista Serbe

Nga: A.M. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Isa Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për gjendjen në të cilën koalicion qeverisës PAN e ka sjell vendin.

Ai përmes një postimi në Facebook, përveç grevave që e kanë kapluar vendin, ka thënë se “PSD e shantazhon Qeverinë me Ligjin për paga, Ligjin për dialogun, shkarkime e ngarkime... ashtu siç e shantazhonte Lista Serbe”
Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Koalicioni, që rrihte gjoks se do të merr vendime të mëdha, po e kolapson Kosovën.
Po mbushen tre javë me shkolla e fakultete te mbyllura, e këta vazhdojnë të bëjnë pazare;
Mijëra pacient presin për tu operuar, ndërkaq kirurgët vazhdojnë grevën;
Të pakënaqur me paga shprehen edhe gazetarët e RTK-së, doganierët, infermierët, punonjësit e shërbimit korrektues... 
PSD e shantazhon Qeverinë me Ligjin për paga, Ligjin për dialogun, shkarkime e ngarkime... ashtu siç e shantazhonte Lista Serbe;
Po hyjmë në muajin e tretë, që katër komuna në veri nuk e pranojnë sovranitetin shtetëror;
Ky koalicion dështoi në liberalizimin e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në Interpol, dështoi me kontratën e Kosovës së Re, sepse u tërhoq financuesi kryesor – Banka Botërore, po e shkatërron Telekomin me punësime partiake sikurse edhe ndërmarrjet e tjera publike;
Ky është koalicioni me Qeverinë me 1/3 e ministrave me aktakuza me mbi 80 zëvendësministra;
Ky koalicion ia humbi Kosovës 13 njohje;
Korrupsioni, sipas matjeve ndërkombëtare është në rritje;
Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë përkeqësuar.
E gjithë kjo nuk habitë. Janë këta të njëjtit që për dy vite e gjysmë e kallën Kosovën, erdhën në pushtet me dhunë; kundërshtuan Marrëveshjen për demarkacionin deri sa erdhën në pushtet; janë të njëjtit që organizuan anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por nuk arritën, në dhjetor të vitit 2017 dhe që nuk mërziteshin as për BE-në e as për SHBA-të.
Kosova nuk duhet t’ia besoj edhe më tutje këtij koalicioni qeverisjen e vendit; nuk duhet t’ia besoj dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, nuk duhet t’ia besoj arkën e shtetit...
Qeverisja e këtij koalicioni, në krye me PDK-në, është e dëmshme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat