Avni Arifi: Kosova nuk e kushtëzoi dialogun edhe pse doli e përgjakur nga lufta

Aktuale

Avni Arifi: Kosova nuk e kushtëzoi dialogun edhe pse doli e përgjakur nga lufta

Nga: N.H Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 18:16
Avni Arifi

Avni Arifi, Shef i Kabitentit të Kryeministrit të Kosovës, ka thënë se dialogu i kushtëzuar nuk sjell marrëveshje të respektuar.

Ai ka thënë se Kosova nuk e ka kushtëzuar në asnjë moment dialogun me Serbinë, ndonëse 20 vjet më parë ka dalë e përgjakur dhe e lënduar nga lufta.

Ja shkrimi i tij:

Kosova pavarësisht se nga lufta doli e përgjakur dhe e lënduar kurrë nuk kushtëzoj dialogun. Kosova nuk e kushtëzoj dialogun 
- as kur askush në Serbi nuk u dënua për 13.000 Shqiptarët e vrarë
- as për 20.000 Shqiptaret e përdhunuara, 
- as për 130.000 shtëpite e djegura e as për 1000.000 Shqiptarët e dëbuar dhe
- as për torturimin e 550000 shqiptarëve në periudhën 1981-1997 (burimi amnesty I). Askush nuk u dënua dhe askush nuk kërkoj falje për këto dhe shumë akte dhe politika makabër dhe pastër krime kundër njerëzimit.Të kushtëzohet sot dialogu nga ana e Serbisë për shkak të tarifave dhe mirëkuptimi potencial i kujtëdo për këtë kushtëzim është akt i habitshëm dhe pa pikë etike. Dialogu i kushtëzuar është çdo gjë por jo dialog që sjell marrëveshje të respektuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat