Paralajmëron ish-ambasadori i Kosovës, flet për konflikte të armatosura ndëretnike

Aktuale

Paralajmëron ish-ambasadori i Kosovës, flet për konflikte të armatosura ndëretnike

Nga: N.H Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:19
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook, përsëri ka bërë një koment rreth idesë për shkëmbimin e territoreve.

Ai lidhur me ketë ide, shprehet se me ketë opsion nëse dikush mendon se Zveçani do t’i mbetet Serbisë, dhe qendra e kundërshtimit të pavarësisë të vendit tonë - Mitrovica e Veriut do të mbetet në Kosovë, është duke parë ëndrra me sy çelë.

Peci ka paralajmëruar se me këtë “opsionin kreativë” vetëm një rezultat mund të ketë- konflikt ndër-etnik me elemente të armatosura, i cili dihet se ku fillon, por nuk dihet se ku mbaron.

Ja postimi i tij:

Nese me opcionin e ndarjes, dikush mendon se Zvecani do t’i mbetet Serbise, dhe qendra e kundershtimit te pavaresise te vendit tone - Mitrovica e Veriut do te mbetet ne Kosove, eshte duke pare enderra me sy cele.

Me kesi “opcione kreative” vetem nje rezultat mund te kemi - konflikt ndër-etnik me elemente te armatosura, i cili dihet se ku fillon, por nuk dihet se ku mbaron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat