Vjen edhe një goditje për Kadri Veselin, e quan dyftyrësh

Aktuale

Vjen edhe një goditje për Kadri Veselin, e quan dyftyrësh

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:17
Kadri Veseli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se kjo qeveri duhet të jap dorëheqje, derisa vlerëson se më e keqja është se koalicioni egzistues varet nga Lista Srpska.

E për shkak të kësaj shumë herë vendimet që po merren janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

Këto komente deputeti Avdyli i ka bërë gjatë një interviste, duke shtuar se duhet të krijohet një qeveri për shtetin dhe jo për interesa të tyre personale.

Vendimi për taksën që është mirëpritur në fillim pothuajse nga të gjithë, sipas deputetit Avdyli është marr si reaksion ndaj Serbisë për mos pranimin e Kosovës në Interpol, derisa thotë se nuk është diskutuar me faktorin e brendshëm por edhe atë ndërkombëtarë, SHBA-në, që është sponzori i pavarësisë së Kosovës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, po vazhdon të bëjë thirrje që të hiqet taksa, duke vënë në theks se një vendim i tillë do të rrezikojë edhe raportet Kosovë-SHBA.

Pas këtyre thirrjeve dhe presioneve ndërkombëtare, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka propozuar që vendimi për taksën të pezullohet për 120 ditë.

Për këto deklarata deputeti Avdyli thotë se janë dyfytyrëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat