Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milazim Zeka ka reaguar pas ndërprerjes së grevës nga ana e SBASHK-ut.
Ai posaçërisht ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit të Nismës, Bilall Sherifi i cili kishte theksuar se ofertën e njëjtë që SBASHK-ut sot ia bëri Kadri Veseli, ia kishte bërë ministri Shyqeri Bytyqi.
Zeka duke e komentuar këtë deklaratë, tha se kryeministrit të vendit i është luajtur loja.
Madje, ai ka shtuar se kjo grevë nxori të shesh të palarat e shumë politikanëve.
Reagimi i plotë i Zekës:
Loja qe ju ka lujte mbas shpines Ramush Haradinajt
Perfundimi i greves, nxori shume te palara.
Nxori lojen mbrapa kurrizit te Kryeministrit Haradinaj. Te gjithe paskan ba oferta ne drejtim te SBASHK-ut.