Sejdiu thotë se PSD-së i janë ofruar gjashtë ministri për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Aktuale

Sejdiu thotë se PSD-së i janë ofruar gjashtë ministri për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 21:35
Dardan Sejdiu

Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se këtij subjekti i është bërë ofertë për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Sejdiu, në Dukagjini ka thënë se PSD ka një numër mjaft të madh deputetësh, dhe për këtë numër u janë ofruar pesë apo gjashtë ministri.

“Për numrin e deputetëve, deri në pesë apo gjashtë ministri na janë premtuar, ose na janë thënë”, tha ai

Nënkryetari i PSD-së, ka thënë se qëllimi i PSD-së nuk është përfshirja në ndonjë qeveri pa u mbajtur zgjedhjet, por sipas tij votat e këtij subjekti do të përdoren për të bërë presione në të mirë të publikut.

“Ne nuk jemi këtu për t’u bërë pjesë e kësaj Qeverie. Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj Qeverie dhe asnjë Qeverie që del pa proces zgjedhor. Kemi vendosur të sjellim një frymë të re në opozitë dhe kjo është që votën ta përdorim për të kushtëzuar në të mirë të publikut”.

Sejdiu ka thënë se tashmë PSD ka ndikuar që të arrihen disa suksese, si Ligji i pagave apo Ligji për dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat