Deda: Marrëveshja Thaçi – Vuçiq është e shkruar, kaq kilometra i jepen Serbisë

Aktuale

Deda: Marrëveshja Thaçi – Vuçiq është e shkruar, kaq kilometra i jepen Serbisë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 22:44
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Në këtë intervistë Deda ka folur për takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kossnet dhe temat që janë biseduar në atë takim.

Deda ka folur gjithashtu për dialogun Kosovë – Serbi ku ka thënë se dialogimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, ka avancuar shumë dhe se ekzistojnë dokumente të shkruara të marrëveshjes mes tyre.

Sipas Dedës kjo marrëveshje i jep qindra kilometra tokë Serbisë, saktësisht veriun e Mitrovicës.

“Në këtë moment, në kuadër të dialogut jon dy procese duke ndodh: I pari është ai jo transparenti i Thaçit dhe Vuçiqt dhe ata kanë avancuar shumë në dialog, dhe nuk janë shumë larg dakordancës. Dhe i dyti është i ekipit negociator i cili ende nuk ka hyrë në bisedime. Po diskutohet për dhënien e veriut Serbisë”, ka deklaruar Deda.

“Unë kam informata se ekzistojnë disa kapituj të shkruar në Bruksel, të cilët nuk i din askush përveç Vuçiqt dhe Thaçit dhe një pjesë të stafit të Mogherinit, por askush tjetër nuk i ka parë. Këtë e di, e kam këtë informatë. Njerëzit e presidentit Thaçi, flasin për qindra kilometra Kosovë që do t’i përkasin Serbisë”.

“Ajo e fundit është që nuk janë marrë vesh është për statusin e Mitrovicës së veriut. Propaganda dhe manipulimi se kinse Thaçi po e mbron Kosovën e Mitrovicën dhe nënshkrimet për bashkimin e Mitrovicës tregojnë se kjo është e vërtet” ka thënë Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat