Ministri i Financave: Sot votohet buxheti, t’i jepet prioritet sektorit privat

Aktuale

Ministri i Financave: Sot votohet buxheti, t’i jepet prioritet sektorit privat

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Bedri Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se sot do të votohet buxheti i Shtetit. Ka thënë se do të votohet edhe vendimi për shfrytëzimin e buxhetit derisa të hyjë ligji në fuqi.

Ai ka falënderuar gjithë deputetët e pozitës dhe opozitës që kanë përkrahur projektligjin për buxhetin dhe atë të pagave.

“Dua t’i falënderoj gjithë deputetët që kanë bërë një punë shumë të mirë. pavarësisht diskutimeve, kemi pasur një përkrahje të fuqishme në Komisionit për Buxhet e Financa”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë se Ligji i pagave do të duhej të ishte miratuar edhe më herët.

Shefi i kuletës së shtetit ka thënë se deputetët dhe Qeveria duhet të angazhohen për të përmirësuar ambientin për sektorin privat.

“Duhet ta kemi në fokus sektorin privat”, ka thënë Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat