Sejdiu: Kushtet e PSD-së janë plotësuar, pritet edhe minimizimi i shpenzimeve në pozicionet partiake - Bota Sot
Sejdiu: Kushtet e PSD-së janë plotësuar, pritet edhe minimizimi i shpenzimeve në pozicionet partiake

Aktuale

Sejdiu: Kushtet e PSD-së janë plotësuar, pritet edhe minimizimi i shpenzimeve në pozicionet partiake

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:11
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka thënë se nuk do të jenë pjesë e qeverisë, por janë në opozitë.

Këtë koment e ka bërë para se të fillojë seanca e Kuvend, e cila ishte paraparë të nis nga ora 10:00.

“Jo, ne kemi thënë PSD ka sjell një frymë të re të opozitarizmit, ku në mundësitë e veta por këtë mandat ne nuk do të jemi pjesë e qeverisë” ka thënë ai.

Sipas Sejdiut, ligji për pagat definon detyrat e secilit institucion duke përfshirë edhe delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Ndërkaq Sejdiu ka potencuar se të gjitha kërkesat e tyre si subjekt drejtuar qeverisë janë plotësuar, duke përfshirë edhe shkarkimin e ministrit Rikalo. Por, tashmë mbetet vetëm edhe ligji sa i përket minimizimit të shpenzimeve partiake.

“Kushti i fundit është minimizimi i shpenzimeve sa i përket pozicioneve që janë partiake, si numri i zëvendësministrave të reduktohet në dy. Ky ligj tashmë është në përpunim, aty flitet edhe për reduktimin e numrit të ministrive. Më të mos shihet qeveria si vend për punësim të militantëve” është shprehur Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...