Ismaili: Pagat në shëndetësi, ndër më të lartat në rajon

Aktuale

Ismaili: Pagat në shëndetësi, ndër më të lartat në rajon

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur pak para fillimit të seancës së vonuar të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet edhe projektligji për buxhetin.

Gjithashtu në rendin e ditës është edhe votimi i ligjit për pagat.

E në lidhje me këtë ka folur edhe ministri Ismaili i cili është shprehur se kjo nënkupton rritje për gjithë sektorin e shëndetësisë.

Ai ka potencuar se kjo nënkupton pagat më të larta nga gjithë shtetet përreth.

Gjithashtu, ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili është shprehur se këto kushte po krijohen që mjekët të mos kenë nevojë të dalin për të punuar jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat