Arianit Koci zbulon pse s'ka liberalizim të vizave, tregon për një kusht interesant të BE'së

Aktuale

Arianit Koci zbulon pse s'ka liberalizim të vizave, tregon për një kusht interesant të BE'së

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:24
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka zbuluar një kusht interesant se pse nuk ka liberalizim të vizave.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Koci ka thënë se Kosova nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz për liberalizimin e vizave. 

"Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane", ka shkruar Koci.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kosova s’e ka plotësuar një kriter interesat për liberalizim

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane.

Sidoqoftë, thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar.

Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së.

Dicka duhet të bëhet për të ndryshuar këtë mentalitet. Ndoshta, luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat