Lista Serbe kundër statutit të Trepçës, do të mbesin 3000 serbë të pa punë

Aktuale

Lista Serbe kundër statutit të Trepçës, do të mbesin 3000 serbë të pa punë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Igor Simiq

Miratimi i Statutit të Trepçës, i paralajmëruar sot nga autoritetet kosovare është një tjetër masë e dëmshme

Kështu ka deklaruar Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, duke shtuar se në praktikë kjo do të thotë bllokadë totale “Trepçës në  Veri”, ku janë të punësuar më shumë se 3.000 punonjës serbë të Kosovës.

Sipas tij, miratimi i statutit të kësaj ndërmarrjeje do të thoshte se 3,000 familje do të mbeteshin pa të ardhura.

Propozim-Statuti iTrepçës do të hidhet në votim në seancën e sotme parlamentare.

Kjo çështje ka qenë edhe një nga arsyet e protestës së djeshme të serbëve në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat