Pacolli kritikon “Socialdemokratët”: Po mbroni pagën e 15 mijë eurove të drejtorit të Trustit

Aktuale

Pacolli kritikon “Socialdemokratët”: Po mbroni pagën e 15 mijë eurove të drejtorit të Trustit

Nga: A.ZH Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka kritikuar deputetët e Partisë Socialdemokrate, se po mbrojnë pagën e drejtorit të Trustit.

Pacolli në një postim në Facebook, ka thënë se paga e drejtorit të këtij institucioni, është 15 herë më e madhe sesa paga mesatare në vend, përcjell Bota sot.

E sipas saj, në Kosovë shumë familje kërkojnë ndihmë për ushqim e kulm mbi kokë.

Reagimi i plotë i Pacollit:

'Socialdemokratët' në mbrojtje të pagës së drejtorit të Trustit që është 15 herë më e madhe sesa paga mesatare në vend. Paga e drejtorit të Trustit është 5 mijë e 213 euro në muaj ose 62 mijë e 567 euro në vit. Ndërsa çdo ditë shumë familje kërkojnë ndihmë nga qytetarët që të sigurojnë ushqim e kulm mbi kokë për fëmijët e tyre./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat