Veseli: Kosova po bën hap historik me Ligjin për Pagat - Bota Sot
Veseli: Kosova po bën hap historik me Ligjin për Pagat

Aktuale

Veseli: Kosova po bën hap historik me Ligjin për Pagat

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:56
Kadri Veseli ka propozuar dy amandamente në kuadër të Ligjit për Paga.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka propozuar dy amandamente  në kuadër të Ligjit për Paga.

Të njëjtat kanë të bëjnë me pagat e punëtorëve në universitete, koeficentët e të cilëve do të rriten prej 0.1 për qind.

Veseli po ashtu ka thënë se Kosova po e merr një hap historik me votimin e Ligjit për Paga.

“Dëshiroj t’i bëj dy propozime apo dy amandamente. Dëshiroj t’i falënderoj deputetët dhe ministrin e Adminsitratës Publike dhe minstrin e Financave si dhe Komisionin Parlamentar. Pas 20 viteve po e bëjmë një hap që mund të quhet një hap historik. Kjo është fitorja më e madhe e drejtësisë për Pagat”, ka thënë ai.

“Mjekët, profesorët, arsimtarët, ushtarët, shumica do të kenë rritje të pagave”, ka shtuar ai.

E propozimi i dytë i Veselit kishte të bënte me rritjen e pagës së drejtorit të Agjencisë Anti Korrupsion.

“Amandamenti 58 a, ka të bëjë me punëtorët në universitete. Nga pika 133 deri 144, propozoj shtim linear prej 0.1 për qind”, ka thënë ai.

“Propozimi i dytë 58 b ka të bëjë me Agjencionin Anti Korrupsion. Drejtorit të AKK-së iu ka ul paga dhe ky nuk është lajm i mirë. Pra paga t’i bëhet sa e deputetëve”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...