Veseli propozon dy amandamente, kundërshton Armend Zemaj

Aktuale

Veseli propozon dy amandamente, kundërshton Armend Zemaj

Nga: Z.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:13
Kadri Veseli

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën që po mbahet sot për Buxhetin 2019 dhe Ligjin e Pagave, po vazhdon shqyrtimin e Projektligjit për paga në sektorin publik, përcjell Bota Sot

Kryeparlmentari, Kadri Veseli, ka propozuar dy amendamente, edhe pse sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Armend Zemaj, propozimi i amendamenteve të reja nuk është konform rregullores, duke mos i dhënë mbështetje projektligjit.

Këto dy amandamente kanë të bëjnë me 58a ka të bëjë me punëtorët arsimorë në universitete dhe 58b ka të bëjë me Agjencionin Antikorrupsion, për rritjen e koeficientit të drejtorit.

Amendamenti i parë ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, por jo edhe i dyti.

“Hap historik për institucionet. Tani e tutje shumicës së punonjësve të sektorit publik do t’i rriten pagat,” është shprehur Veseli gjatë shqyrtimit të projektligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat