Bedri Hamza tregon se kur do të jepen pagat me rritje

Aktuale

Bedri Hamza tregon se kur do të jepen pagat me rritje

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:08
Bedri Hamza

(E plotësuar) - Pas votimit të projektligjit për paga, ministri i Financave, Bedri Hamza është shprehur se përkundër kostos shtesë që mund të ketë ky ligj, aspekti financiar i tij është i mbuluar.

Shefi i kuletës së shtetit,  ka theksuar se ky vendim pritët të hyjë në fuqi ashtu siç e parasheh ligji mbas 6 muajve.

Ndërsa sa i për ketë votimit të buxhetit, Hamza është shprehur optimist se gjatë seancës së sotme do të kaloi.

Hamza: Kosto financiare e ligjit është e mbuluar

“Pagat me rritje pritët të dalin qysh janë ta përcaktuara me ligj.  Kur ligji e përcakton atëherë fillon ekzekutimi i pagave sipas ligjit, në ligj shkruan se kur hynë në fuqi. Në momentin që ligji hynë në fuqi ne kemi planifikuar se ky ligj mund të ketë kosto shtesë buxhetore nëse e shikoni buxhetin e Kosovës me kujdes tek masat e pagave janë 600 e 16 milionë plus tek Ministria e Financave janë disa koentigjenca të cilat janë dedikuar për iniciativa të tjera ligjore. Dmth aspekti financiarë edhe kosto financiarë e ligjit është e mbulume...sa i përketë projektligjit të buxhetit kur të vjen në radhë, ne i kemi përgatitur gjitha amendamentet. Kam punuar me gjitha komisionet i falënderoj gjitha komisionet, pres që me kalu pa ndonjë vështirësi”, tha ministri Hamza.

***

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Paga do të bëhet atëherë siç përcaktohet me ligj.

“Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj, prej kur ligji e përcakton atëherë edhe fillon ekzekutimi i pagave”.

“Ne e kemi planifikuar që për këtë vit, ky ligj mund të ketë kosto shtesë buxhetore, nëse e shikojmë buxhetin me kujdes te masa e pagave vjen 616 milionë”.

Në aspektin financiar edhe kostoja e ligjit është e mbuluar.

Hamza foli edhe për Projektligjin për Buxhetin, i cil tha se shpreson të kalojë pa ndonjë shqetësim.

“Sa i përket Projektligjit të Buxhetit në momentin kur vjen në radhë me kemi përgatitë të gjitha amendamentet dhe pres të kalojë pa ndonjë vështirësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat