Abdixhiku: Lajm i mirë për sektorin publik, pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat

Aktuale

Abdixhiku: Lajm i mirë për sektorin publik, pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat

Nga: Z.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në "Facebook" ka shkruar  pas votimit të Ligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës se nga buxheti 1.9 miliardhësh, 1.4 miliardë euro janë ndarë për paga dhe skema në vit, përcjell Bota Sot.

Postimi i plotë:

Që ta dini, nga sot, - 740 milionë euro paga; - 660 milionë euro skema.
Nga Buxheti 1.9 miliardësh, plot 1.4 miliardë euro për paga e skema në vit. Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por - për të gjithë bashkë - spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshëm për shumë kohë. Popullizmi këtë ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat