Milaimi Zeka e merr të bijën në seancën e Kuvendit

Aktuale

Milaimi Zeka e merr të bijën në seancën e Kuvendit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:16
Milaim Zeka

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat. Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi në tetor të 2019’ës.

Kjo ka ndodhur pas debatit prej më shumë se gjashtë orësh.

Aktaulisht, Kuvendi i Kosovës po shqyrton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

E lodhja e deputetëve në këtë seancë të gjatë, ka bërë që njëri nga ata t’i takojë fëmijët e vet në sallën e Kuvendit.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka është parë me vajzën e tij të vogël në seancë. Tek hyrja ka qenë edhe bashkëshortja e tij me vajzën tjetër.

Image

Rasti i veçantë që nuk ka ndodhur deri më tash në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat