"Me inate dhe teke personale të deputeve nuk mbahet dhe nuk zhvillohet shteti"

Aktuale

"Me inate dhe teke personale të deputeve nuk mbahet dhe nuk zhvillohet shteti"

Nga: Z.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:26
Foto

Përmes një postimi në "Facebook", shefi i Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT), Ilir Shala, ka shkruar  është kundër  Ligjin për Paga.

Shala përmes këtij postimi ka shkruar se pagat për këtë ndërmarrje janë ofenduese, përcjell Bota Sot.

Gjithashtu ai ka shkruar se me inate dhe teke personale te deputeve tane nuk mbahet dhe nuk zhvillohet shteti e as KOSTT-i.

Postimi i plotë:

“Sot, po fillon një ditë e rëndë për ndërmarrjen publike KOSTT, me aprovimin nga ana e deputetëve te Kuvendit të Kosovës e Ligjit per Paga. Kufizimi i pagave ne nivelin mes 1 dhe 7 eshte fillimi i shkatërrimit të ndërmarrjes sonë. Ky eshte nençmim, degradim, poshtërsim për të gjithë neve stafin në KOSTT, që kemi arritur me mund dhe sakrifice ta bëjmë, ndërtojmë dhe zhvillojmë dhe ta ngrisim në nivelin evropian, ku shume kompani homologe në rajon dhe në Evropë na kane zili për profesionalizmin dhe rregullesinë që kemi.

Me inate dhe teke personale te deputeve tane nuk mbahet dhe nuk zhvillohet shteti e as KOSTT-i. Jam i bindur se me se 80 % e deputeteve as qe dine se çka eshte KOSTT dhe cili eshte roli dhe pergjegjesia e saj. Uroj te jem gabim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat