Veseli: Ishalla s’ka luftë, se unë e Thaçi të parët do të japim jetën për Kosovë

Aktuale

Veseli: Ishalla s’ka luftë, se unë e Thaçi të parët do të japim jetën për Kosovë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 22:16
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka folur në Kuvend për dialogun Kosovë Serbi dhe akuzat që i bëhen Thaçit për shitje të territorit të Kosovës.

Veseli ka thënë se askush nuk duhet të shes patriotizmin ngase Thaçi ka luftuar për këto toka dhe ai nuk do nënshkruante asnjë marrëveshje që e dëmton Kosovën.

Ai ka thënë se gabohen ata që mendojnë se Thaçi dhe ai frikësohen nga Gjykata Speciale, ngase siq ka thënë ai ata kanë luftuar dhe nuk pendohen për asnjë ditë të historisë së tyre.

Por atij i ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti,.

Ai e ka pyetur Veselin, se nëse po thuani që Thaçi ka luftuar, atëherë pse në intervistën për EuroNews, Thaçi ka deklaruar se nuk ka qenë në vi të frontit.

Kurti e ka pyetur se pse edhe në emisionet në Kosovë Thaçi ka thënë se nuk ka qenë komandant Gjarpri por ka qenë udhëheqës politik.

Ndërsa Veseli i është përgjigjur shkurt duke thënë se sikur edhe sot të bëhej luftë, edhe Thaçi edhe Veseli do jepnin jetën për Kosovën.

Veseli: Marre duhet me ju ardhë juve që mendoni se Thaçi i frikësohet Gjykatës Speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nuk ka luftëtar të UCK’së që i frikësohet Gjykatës Speciale, madje as presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

Ai ka thënë se secili luftëtar e dinë për cka ka luftuar dhe është krenar për atë periudhë.

Sipas tij, secili deputet që mendon që luftëtarët e UCK’së tuten prej Gjykatës Speciale, duhet me ju ardhtë marre.

“Ai që ka qenë luftëtar e din për çka ka luftu. Marre ju koftë kush mendoni që tutemi prej Gjykatës speciale. Prej ditës të parë jom kanë UCK. Kom luftu ku është kërku. Aty jom kanë dhe jam krenar për atë histori dhe i përgjigjemi çdo sekonde. Ashtu ia bën edhe presidenti. Mosni se po e teproni. A e dini se ka prind e fëmijë. Marre e turp. Çka nëse deri nesër mësohet se jeni gabim. Populli thotë: dy duar janë për një krye, e ju duhet me rujt dinjitetin tuaj, se po krijoni situata të paqena”, tha Veseli tutje.

***

Pak para hedhjes në votim të Projektligjit për dialogun me Serbinë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë atë.

Në një fjalim para deputetëve, Veseli ka thënë se kur ata fillojnë të rebelohen, mundohen ta bëjnë llom njëri-tjetrin.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Veselit:

Besoj se ky debat do ti shërbej transparencës para qytetarëve tanë. E kam parë nga përvoja ime, gjatë këtyre viteve sa herë i marrim gjërat seriozisht dhe orientohemi nga përgjegjësitë tona, jemi më serioz. Në momentin që fillojmë të rebelohemi, virusi, kur na rrok sherri, mundohemi me e bo llom njëri-tjetrin, mundohemi as mos me lënë të marr frymë. Kjo nuk do ta dëmtoj askë më shumë se vet neve dhe vendin që e përfaqësojmë.

Sonte kemi një temë debati, i kaluam disa ligje të administratës, që për disa dekada kanë qenë në pritje, por kemi pjesë të debatit edhe dialogun, që për nëntë muaj na ka marr shumë energji.

Për këtë kohë secili e quajtëm njëri tjetrin të ligë e tradhtar. Nne duhet të marrim një vendim, nuk është çështja e dialogut e dëshirës, rrotacioni i pushtetit do të ndodh, por gjendjen reale që e kemi në vend nuk do të na ndërroj asnjëherë.

Tani këtë vit do të kremtojmë çlirimin e vendit tonë, kemi arritur progres ,sukses, liri ,e kemi shpall shtetin, por e kemi një situatë reale, kur agresioni i Serbisë është demonstrues në shumë pjesë të vendit tonë.

Dikush do të thoshte po të jemi më burra do ta kryenim, por kjo është situata reale. Ka një situatë shumë reale dhe qëndrim të bashkësisë ndërkombëtare, e thirremi në partneritet me ta. E kemi plot gojën SHBA, dalim këtu gjermani, italiani e francezi, por edhe ata kanë një qëndrim bukur të vendosur: duhet të futeni edhe ju në këtë provës.

Nuk është dëshirë e jona të shkojmë atje e të takohemi me Vucicin. Ne pas tri dekadash pothuajse s’jemi as për dialog, as për luftë, nuk e di për çka jemi. Më e mira do të ishte të hyjmë të gjithë bashkë, të ndërtojmë një platformë, një qëndrim, përmes së cilit do të ballafaqohemi me agresionin e Serbisë.

Në vend që të përgatitemi për hapat e mëtutjeshëm, po i frikësojmë qytetarët. Nuk po lëmë trima në Kosovë, po i frikësojmë nga agresioni i Serbisë në veri. Presidenti i vendit se ka zor me i jep Serbisë tokë. Po të ishit luftëtarë të UÇK-së s’do të mund të flinit natën. Mos u bëni qyqarë, marre ju koftë kush mendon se po tutemi nga Specialja. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK, çdokënd kam luftuar, ku ka qenë kërkesa e popullit tim. I përgjigjem në çdo sekondë historisë së vendit tonë, e kështu ia bën edhe presidenti. A e dini se ka prind, fëmijë.. Çka nëse nesër u del se jeni gabim? Marre, turp!

O qytetarë të vendit tim, nuk ka me dal kërkush nga kjo botë me krenarinë apo marren që e ka. Vendim marrja ndaj procesit që ndërlidhet me dialogun, do ta vendosësh ti vet. Le të shkoj në delegacion kush të don, të flas çka të don, por duhet të vije dhe të tregoj këtu çka u fol.

Pse nuk shkojmë edhe me referendum pra, mos e frikësoni popullin sepse janë më trima se ne.

Quani çka të doni, fyna çka të doni, por ne e kemi vetëm një kundërshtar: Ajo është Serbia, e cila ka promovu politikat e gjenocidit mbi Kosovën, e ai është Vucici.

Mund të iu respektoj, e të mos pajtohem me mendimin tuaj, por secili ka mendimin e vet që e përfaqëson.

Borxh kërkush nuk ia ka askujt me ia fy gjenin, familjen e veprimtarinë, sepse populli jonë ka një fjalë: dy duar janë për një kokë, e secili duhet të ruaj krenarinë e dinjitetin e vet.

Po shkojmë në votim, mirë do ishte të jemi bashkë, Serbia përfiton nga ndarja jonë.

Unë e ai (Thaçi) do të jemi të parët që do të japim jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat