Veseli e mbron ‘luftën’ e Thaçit, Kurti e pyet: Pse ai tha se nuk ishte në vi të frontit

Aktuale

Veseli e mbron ‘luftën’ e Thaçit, Kurti e pyet: Pse ai tha se nuk ishte në vi të frontit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 22:25
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka folur në Kuvend për dialogun Kosovë Serbi dhe akuzat që i bëhen Thaçit për shitje të territorit të Kosovës.

Veseli ka thënë se askush nuk duhet të shes patriotizmin ngase Thaçi ka luftuar për këto toka dhe ai nuk do nënshkruante asnjë marrëveshje që e dëmton Kosovën.

Ai ka thënë se gabohen ata që mendojnë se Thaçi dhe ai frikësohen nga Gjykata Speciale, ngase siq ka thënë ai ata kanë luftuar dhe nuk pendohen për asnjë ditë të historisë së tyre.

Por atij i ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti,.

Ai e ka pyetur Veselin, se nëse po thuani që Thaçi ka luftuar, atëherë pse në intervistën për EuroNews, Thaçi ka deklaruar se nuk ka qenë në vi të frontit.

Kurti e ka pyetur se pse edhe në emisionet në Kosovë Thaçi ka thënë se nuk ka qenë komandant Gjarpri por ka qenë udhëheqës politik.

Ndërsa Veseli i është përgjigjur shkurt duke thënë se sikur edhe sot të bëhej luftë, edhe Thaçi edhe Veseli do jepnin jetën për Kosovën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat