Dardan Molliqaj i PSD’së lidhur me Projektligjin për Financimin e Partive politike ka thënë se duhet të ndryshojë dhe të mbikëqyret direkt nga auditori i Përgjithshëm.
’Problemi më i madh i këtij Ligji është auditimi. Unë vlerësoj se duhet të ndërrohet ky ligj, edhe për auditorin. Duhet të kemi auditim nga auditori i Përgjithshëm sepse garanton më shumë paansi dhe më shumë cilësi’’.
Sipas tij, një auditim nga ai i përgjithshmi do të hapte rrugën për hetime të secilit subjekt për keqpërdorimet e mundshme.
‘’PSD është ftuar ng Qeveria për të dhënë kontributin në këtë ligj. Praktika është e padrejtë për ndarjen e fondeve’’.