Molliqaj-VV-së: Kallëzoni qysh keni shku tinza n’zyrë të Haradinajt, ia keni lyp paret tona për me votu buxhetin

Aktuale

Molliqaj-VV-së: Kallëzoni qysh keni shku tinza n’zyrë të Haradinajt, ia keni lyp paret tona për me votu buxhetin

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:32
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se zyrtarët e Vetëvendosjes është mirë që t’iu tregojnë qytetarët se sot tinëzisht kanë shkuar te kryeministri Ramush Haradinaj dhe kanë kërkuar nga ai që të heq nga rendi i ditës së seancës së sotme ndryshimin e projektligjit për financimin e partive politike.

Sipas pohimeve të Molliqajt, e të cilat nuk u mohuan as nga zyrtarë të VV-së, deputetë të kësaj partie i kanë thënë Haradinajt se do ta votojnë Ligjin për Buxhet nëse tërhiqet nga rendi i ditës pika për ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike.

“Është interesant: nëse deputetë të partive tjera shkojnë në Vetëvendosje bëhen atdhetarë. E kur del prej aty, je mashtrues, duhesh me dorëzu mandatin, s’ke ba kurrgjë. Dërgone në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj, nëse mendoni që keni të drejtë, ne s’ju themi asgjë. Është mirë me ju kallxu qytetarëve qysh sot jeni shku në Qeveri edhe i keni thanë Ramushit që e bëjmë korumin dhe votojmë, veç me hjek këtë pikë nga rendi i ditës. Sot disa herë e keni lut, shkoni tinza e ofroni shërbime për këtë punë. Pse po shqetësoheni nëse mendoni që gjykata ka të drejtë”, ka thënë Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat