‘Thyhen’ keq Dardan Molliqaj e Albulena Haxhiu: “E lutët Ramushin që ta tërheq ligjin”, “Po shihet ku keni përfundu ju”

Aktuale

‘Thyhen’ keq Dardan Molliqaj e Albulena Haxhiu: “E lutët Ramushin që ta tërheq ligjin”, “Po shihet ku keni përfundu ju”

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:39
Dardan Molliqaj

Ka vazhduar përplasja ndërmjet deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PSD-së.

Derisa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke folur për Ligjin per financimin e partive politike, akuzoi PSD-në se po e mban në mënyrë të paligjshme postin e nënkryetarit të Kuvendit, ka reaguar Dardan Molliqaj.

Deputeti i PSD-së, i tha Haxhiut se për Vetëvendosjen edhe nëse e ke votuar planin e Ahtisaarit, dhe ke bërë gjitha të këqijat, por kalon në VV të falen të gjitha.

“E kushdo që del nga Vetëvendosje, është tradhtar dhe i keq”, tha Molliqaj.

Ai i tha deputetes së Vetëvendosjes, që sot partia e saj i ka kërkuar nga kryeministrit Haradinaj që të mos e procedoj ligjin për pagat.

“Madje, duke i premtuar se në të ardhmen do t’ia bëjë kourumin dhe do t’i mbështes shumë ligje”, tha Molliqaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.

Ai i ka thënë Molliqajt se po shpif, për faktin se ka imunitet si deputet.

“Më vjen keq se në çfarë niveli keni ardhë dhe ku keni përfundu”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat