Kamishi paralajmëron ligj të veçantë për pagat e infermierëve dhe mamive

Aktuale

Kamishi paralajmëron ligj të veçantë për pagat e infermierëve dhe mamive

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 00:18
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu nuk është ndarë fare i kënaqur me Ligjin e Pagave të cilin e miratoi sot Kuvendi i Kosovës.

Kamishi  ka paralajmërua  ligj të veçantë  për pagat e infermirerëve dhe mamive.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar kolegë dhe kolege,
Ligji i Pagave pasqyron progres në sektorin e shëndetësisë, por nuk ka vlerësuar në nivelin e kërkuar edhe infermieret, mamitë dhe profesionistët tjerë mjekësorë.
Propozim amendamentet e mija dhe të kolegëve Xhevahire Izmaku dhe Fatmir Xhelili në Projektligjin e Pagave nuk mori votat e mjaftueshme.

Ne kemi propozuar amendamente 17 faqëshe, pra një KAPITULL të veçantë për sektorin e shëndetesisë.
Me amendamentet tona kemi vlerësuar përgatitjen profesionale, shkollimin, përgatitjen shkencore, akademike dhe përvojën e punës, për të gjithë profesionistët shëndetësorë: mjekët, stomatologët, farmacistët, psikologët klinik, fizioterapeutët, logopedët, ergoterapeutët, biokimstët, radiologët, infermirët, mamitë dhe teknikët tjerë mjekësor.

Prandaj, mendoj se vlerësimi dhe kategorizimi i të gjithë profesionistëve shëndetësorë duhet të rregullohet me ligj të veçantë, me “Ligjin Për Vlerësimin dhe Kategorizimin e Profesionistëve Shëndetësorë në Sektorin Publik” të cilin do ta bënim së bashku me të gjitha Odat e Profesionistëve Shëndetësorë.

Për këtë qëllim mendoj se amendamentit të propozuar nga unë, Xhevahire Izmaku dhe Fatmir Xhelili i cili u vlerësua pozitivisht nga të gjithë, por që nuk mori votat e nevojshme në Kuvend, do të jetë një pikënisje e mirë për ligj të veçantë.

Disa nga pikat e amendamentit tonë ishin me koeficentët si në vijim:
Mjeku specialist koeficienti 5.5
Mjeku i përgjithshëm 4.0
Stomatolog specialist 5.5
Stomatolog 4.0
Teknik i stomatologjisë 2.5
Farmacist specialist 5.5
Farmacist 4.0
Teknik i farmacisë 2.5
Psikolog klinik 3.5
Fizioterapeut 3.5
Teknik i fizioterapisë 2.5
Logoped 3.5
Ergoterapeut 3.5
Infermier Bachelor 3.2
Infermieret me shkollë të mesme 2.5
Mami 3.2
Mami me shkollë të mesme 2.5

Për transparencë po publikoj amendamentin tonë dhe emrat e 15 deputetëve që votuan pro:
1.Bekim Haxhiu – Pro
2.Xhevahire Izmaku- Pro
3.Fatmir Xhelili – Pro
4.Muharrem Nitaj – Pro
5.Time Kadrija – Pro
6.Bekë Berisha – Pro
7. Hajdar Beqa – Pro
8.Blerta Deliu-Kodra – Pro
9.Safete Hadergjonaj – Pro
10.Besa Baftiu – Pro
11.Besa Gaxherri – Pro
12.Duda Balje – Pro
13.Veton Berisha – Pro
14.Emilja Rexhepi – Pro
15.Albert Kinolli – Pro
Ndërsa abstenuan:
1.Kadri Veseli – Abstenim
2.Fadil Beka – Abstenim
3.Andin Hoti – Abstenim
4.Abdyl Sahiu – Abstenim
5.Shkumbin Demalija – Abstenim
6.Evgjeni Thaçi-Dragusha – Abstenim
7.Luljeta Veselaj Gutaj – Abstenim
8.Mufera Srbica Sinik – Abstenim
9.Bahrim Shabani – Abstenim
Të tjerët deputetë votuan kundër ose nuk votuan fare.

Me respekt,
Bekim Haxhiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat