Me Ligjin e ri të Pagave mjekët do të kenë 1,200 euro pagë - Bota Sot
Me Ligjin e ri të Pagave mjekët do të kenë 1,200 euro pagë

Aktuale

Me Ligjin e ri të Pagave mjekët do të kenë 1,200 euro pagë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 07:35
Ilustrim

Kuvendi i Kosovës me shumicë e ka votuar Ligjin e ri për Paga në bazë të propozimeve të dala nga grupet punuese. E, një nga kategoritë që ka përfituar më së shumti janë profesionistët shëndetësorë.

Kësisoj, sipas Ligjit të Ri për pagat, mjekët specialistë do të paguhen tani plot 1,200 euro në muaj pagë standarde bruto.

Paga e mëhershëme e tyre ishte rreth 600 euro. Këtij lajmi iu gëzua edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Përmes një postimi politik në rrjete sociale, ai shkroi: “U kry. Pagat më të larta në rajon për mjekët dhe infermierët tanë. Dekada e re për shëndetësinë tashmë ka nisur. I gëzofshi. Tani, e gjithë vëmendja te pacienti”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...