Ish deputeti i Kosovës, nga AAK-ja, Ahmet Isufi e quan sukses të madh miratimin e ligjeve gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Isufi thotë se, është bërë një koordinim i mirë i Qeverisë si dhe serioziteti i deputetëve bëri që të mbyllën pozitivisht këto ligje të nevojshme për qytetarët.
Ja postimi i plotë:
Kur duam mundemi,
Pas një seance maratonike dje, u finalizua një sukses i madh i obligimeve tona në fillim të vitit 2019.
Ligji i Pagave, Ligji i Dialogut, Ligji i financimit të partive politike, Ligji i buxhetit, statuti i “TREPÇËS” tashmë janë pjesë e tërësisë së ligjeve të Shtetit të Kosovës!
Koordinimi i mirë i Qeverisë me Kuvendin e Republikës së Kosovës, serioziteti i deputeteve pa dallim bëri që të mbyllen pozitivisht këto ligje të nevojshme për qytetarët dhe funksionalizimin e shtetit tonë.